Në vazhdën e takimeve “Tetori Rozë, në Gjilan është mbajtur ligjëratë, në kuadër të muajit të ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit.
Në emër të Kryetarit të Komunës Alban Hyseni, ka folur nënkryetarja Leonora Morina Bunjaku, e cila ka përgëzuar për iniciativën asambleisten e Kuvendit Komunal të Gjilanit, Mimoza Kadriu Qerimi dhe përkrahjen e zyrtares nga Decentralisation and Municipal Support – DEMOS, Fatime Rrahmani, për organizimin e ligjëratës ndërgjegjësuese mbi rëndesinë e shëndetit të gjirit, në kuadër të muajit të ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit.
Të pranishëm ishin përfaqësues nga institucionet Komunale dhe qendrore, përfaqësues nga shoqëria civile, organizata të ndryshme dhe me qindra gra në mesin e tyre edhe të mbijetuara nga kanceri i gjirit.
Para të pranishmëve ligjëruan dr. Ramize Ibrahimi dhe radiologu dr. Muharrem Sadiku.
Në fund të takimit u caktuan termine për ekzaminim me Mamografi në QKMF për gratë që ishin të pranishme, kurse takimi u përmbyll me fjalime motivuese nga tri heroina të cilat arritën të mbijetojnë nga kanceri i gjirit. /2LONLINE/