DYLON

Fillojnë punimet në zgjerimin e rrugës Podgorcë-Vërbovcë

Fillojnë punimet në zgjerimin e rrugës Podgorcë-Vërbovcë
Avatar photo Redaksia

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti me bashkëpunëtorë, ka vizituar sot fshatin Podgorcë të Vitisë, ku po zhvillohen punimet në zgjerimin e rrugës Podgorcë-Vërbovcë.

Kryetari Haliti, tha se zgjerimi i kësaj rruge ka qenë e domosdoshme dhe kërkesë e banorëve.

EkoHigjiena

Ai tha se me këtë projekt infrastrukturor rritet siguria e pjesëmarrësve në komunikacion.

 Këtë projekt e mirëpriti edhe Naim Haziri, kryetar i fshatit, duke shtuar se për banorët zgjerimi i kësaj rruge ka një rëndësi të veçantë. Ai falënderuar komunën për realizimin e këtij projekti.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.