Drejtoria për Zhvillim Ekonomik në bashkëpunim me Drejtorinë e Bujqësisë dhe organizatën OJQ “Gruaja Hyjnore” për nderë të Festave të Nëntorit :
Organizon panairin tradicional për nder “28 Nëntorit – Ditës së Flamurit” në sheshin “Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha”.
Ky panair është një aktivitet tradicional që mbahet me rastin e Ditës së Flamurit, ku marrin pjesë biznese artizanale, fermerë dhe biznese nga zona e Gjilanit dhe më gjerë.
Ky panair zakonisht shërben për të promovuar produktet vendore dhe për të nxitur bashkëpunimin ndërmjet prodhuesve lokalë dhe konsumatorëve.
Drejtoria për Zhvillim Ekonomik fton të gjithë qytetarët e Komunës së Gjilanit të jenë e pjesë e këtij panairi ku do te shohin për së afërmi produktet vendore të punuara nga gratë ndërmarrëse të Komunës së Gjilanit.
Ky panairi do të jetë tre ditor, i cili do të jetë i hapur nga data 27 Nëntor deri me datën 29 Nëntor në sheshin “Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha”. /2LONLINE/