Po ashtu do tё filloj edhe dezinsektimi hapësinor i qytetit dhe fshatrave nё periferi edhe atë nё sipërfaqe prej 1200 ha (hektar).
Zëdhënësi i komunës Shefik Surdulli ka thënë se qëllimi i këtij projekti ёshtё qё tё krijohet ambient i pastër dhe i shëndosh pёr nxёnёsit dhe personelin mesimor, përkatësisht eliminimi e insekteve fluturuese apo minimizimine e tyre, kur dihet se në ktë fazë stinore, ato janë të pranishme.
Dezinsektimi hapësinor do tё jetë nё tri faza kurse distanca nё mes fazave do tё jetë dy javё. Planifikohet qё faza e parё tё zgjas tri ditё.
Projekti është pjesë e planit të punës së Drejtorisë komunale për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, ndërsa mbikqyret nga drejtoria e Inspeksionit. Njoftojhen tё gjithё bletarёt qё kёto tri ditё t’i kenё bletёt e mbyllura nё kohёn kur kryhet dezinsektimi./2lonline/