Në fshatin Smirë të Komunës së Vitisë, ka filluar sot asfaltimi i rrugës “ Raif Ramadani” në gjatësi prej 600m. Me këtë rast Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti dhe Kryesuesi i Kuvendit Komunal, Niam Pira kanë inspektuar këto punime.
Zijadin Ahmeti, banor i këtij fshati falënderoj institucionet komunale të Vitisë për këtë projekt infrastrukturor pasi që sipas tij ky projekt është i një rëndësie të veçantë për banorët që kalojnë përmes kësaj rruge.