• INFO+
  • POLITIKË
  • NACIONALE
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • TJERA+
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N'RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
Info+ Viti

Komuna e Vitisë dhe IKC shënojnë ditën e promovimit të shalqirit

Redaksia 2LONLINE 7 Korrik, 2017 2 min
 Komuna e Vitisë dhe IKC shënojnë ditën e promovimit të shalqirit

Në fshatin Gjylekar, Komuna e Vitisë dhe Organizata IKC kanë shënuar ditën e promovimit të Shalqirit, pasi që ky lokalitet është i njohur në kultivimin e kësaj kulture bujqësore.

Me këtë rast Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti tha fermerët vitias në veçanti ata nga fshati Gjylekar janë për të përgëzuar për punën që po e bëjnë në lëmi të ndryshme në veçanti edhe në kultivimin e Shalqirit.

Haliti ndër tjerash tha se Komuna e Vitisë përmes partnerëve të saj përmes projekteve konkrete po ndihmon dhe do të ndihmoj fermerët e vyer të kësaj komune.

Kurse me një fjalë rasti janë paraqitur edhe Ekrem Bajrami, përfaqësues i organizatës IKC e cila po mbështet fermerët Vitias përmes projekteve konkrete por edhe drejtori për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, Veton Ademi që potencoi se pa ndihmën e kryetarit Haliti nuk do të kishte qenë e mundur të realizohen aq shumë projekte në fushat e ndryshme të bujqësisë.

Gjatë këtij takimi u bë me dije se Dita për Promovimin e Shalqirit do të shënohet tradicionalisht në këtë komunë.

Gjithashtu gjatë ditës së sotme kryetari Haliti, drejtori Ademi dhe përfaqësues të organizatës IKC kanë vizituar disa ara të mbjella me shalqi në fshati Gjylekar të Vitisë.

Etiketa:aktuale Gjylekar Shalqiri Viti
Previous post
Next post
Lajmet e fundit
Nacionale

Presidentja Osmani me ftesë të presidentit Pahor udhëtoi për vizitë zyrtare në

4 Korrik, 2022
Opinion

Pse nuk thuhet e vërteta e mosliberalizimit të vizave?!

4 Korrik, 2022
Nacionale

Parashikimi i motit për pesë ditë

4 Korrik, 2022
Sport

SC Gjilani – FK Liepaja: Klubi gjilanas ka hapur procesin e akreditimit

3 Korrik, 2022
Lajme të ngjashme

Parashikimi i motit për pesë ditë

4 Korrik, 2022

Në komunën e Vitisë ka filluar fushata e korrje –shirjeve të drithërave të bardha

3 Korrik, 2022

Një orë pune në Kosovë duhet të jetë minimumi 5€

3 Korrik, 2022

Kryeministri Kurti: Historia e Familjes Jashari duhet të rrëfehet ashtu siç e meriton, me dinjitet dhe me krenari

2 Korrik, 2022

Eco-Higjiena shënon dhjetëvjetorin e punës: Punuam si ekip arritëm suksese

2 Korrik, 2022

Parashikimi i motit për sot

2 Korrik, 2022

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
Shkruaj për 2LONLINE
Fillimi
Info+
Politikë
Nacionale
Policia
Op/Ed
Sport
Art/Kult
Shneta
Lugina
Gjykatë/Prokurori
N'rrjet
Rrotull
2LTV
Njoftime/Shpallje
Magazina
Promo

Ky portal mirëmbahet nga N.SH. 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com