Autoritetet policore kanë bërë me dije për dy raste në Gjilan, ku janë arrestuar dy persona për posedim marihuane, e të cilët pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt, transmeton Portali 2LONLINE.com.
Në rastin e parë, në rrugën “Mulla Idriz Gjilani”, në Gjilan është arrestuar i dyshuari, mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollimit të veturës se tij është gjetur dhe sekuestruar një qese me 0.4 gram substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë.
“Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili rekomandon që pas intervistimit i dyshuari të lirohet në procedurë të rregullt”, thuhetnë raportin e policisë.
Në rastin tjetër, në bulevardin “Ibrahim Rugova”, po në Gjilan, është arrestuar i dyshuari, mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollimit tek i njëjti është gjetur dhe sekuestruar një qese me 1.3 gram substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë.
“Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili rekomandon që pas intervistimit i dyshuari të lirohet në procedurë të rregullt”, njofton polica. /2LONLINE.com/