Autoritetet policore kanë bërë me dije, sen ë dy raste, të ndara në Gjilan, një në rrugën “Mulla Idrizi” dhe një në pikë kalimin kufitare “Dheu i Bardhë”, janë arrestuar dy persona, që kërkoheshin nga Gjykata.
Në rrugën “Mulla Idrizi”,në Gjilan, në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Gjilan, është arrestuar i dyshuari mashkull K-shqiptar, i njëjti dërgohet në vuajtje të dënimit në Burgun e Lipjanit.
Ndërsa, te “Dheu i Bardhë”, po në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë, është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, ku i njëjti dërgohet në vuajtje të dënimit në Burgun e Gjilanit.