DYLON

Bastisjet rezultojnë me gjetje armësh, fishekë…(e plotësuar)

Bastisjet rezultojnë me gjetje armësh, fishekë…(e plotësuar)
Avatar photo Redaksia

(e plotësuar) – Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan, ka thënë se Policia e Kosovës njësitet e hetimeve rajonale në Gjilan, rreth orës 17:50, tek Pika kufitare “Dheu i Bardhë” gjatë kalimit të kufirit, kanë arrestuar të dyshuarin, Serb shtetas i Kosovës, i cili dyshohet se me datën 07 prill 2018 së bashku me të dyshuarin tjetër po ashtu serb shtetas i Kosovës nën kërcënimin e armës kishin grabitur pompën e derivateve “Veda Petrol” në fshatin Crep, komuna Ranillug.

Policia e Kosovës njësitet e hetimeve rajonale në Gjilan, me vendim të lëshuar nga Gjykata themelore në Gjilan kanë bastisur shtëpitë dhe objektet përcjellëse të dy dyshuarve me ç’rast gjatë bastisjes në shtëpinë e e të dyshuar N.N.(1995) është gjetur dhe konfiskuar një karikator i armës automatike AK -47.

Hashani ka bërë me dije se në shtëpinë e të dyshuarit tjetër i njohur për policinë (për momentin është në arrati) gjatë bastisjes në shtëpinë e tij janë gjetur dhe konfiskuar dy revole: 1- Pistoletë model CZ prodhim jugosllav, një karikator i të njëjtës armë dhe 26 copë fishek të njëjtit kalibër, 1-Pistoletë model CZ 9 mm prodhim jugosllav, një karikator i të njëjtës armë, dy futrolla të pistoletës, dy brusha për pastrimin e armëve, 1- copë fishek i pushkës M-48, dhe një karikator i zbrazur i pistoletës model i panjohur.

EkoHigjiena

Pas intervistimit të të të dyshuarit, me vendim të prokurorit të shtetit i njëjti është ndaluar për 48 orë. Hetimet lidhur me këtë rast janë duke vazhduar nga NJHP-Gjilan.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.