Në rastin e parë më datë: 19.05.2022 Policia në Gjilan pranon një informatë se një person i dyshuar qe ishte duke drejtuar një kamionetë me targa vendore ishte i armatosur. Njësiti patrullues menjëherë ka ndërmarrë masa operative dhe e kanë ndaluar kamionetën e lartshënuar ne rrugën “ Bulevardi Ibrahim Rugova” saktësisht para hotel “” Kristal” duke e arrestuar personin e dyshuar . I dyshuari B.S. viti i lindjes 1966 është kontrolluar dhe i është gjetur:
- Pistoletë e Modeli HS, prodhim Kroat dhe
- Një karikator me 10 dhjetë fishek Cal. 9mm.
Rasti i dytë datë: 19.05.2022 ka ndodhur rreth orës 23:45 ku Njësti i Reagimit të Shpejtë (NJRSH) derisa ishin duke patrulluar në fshatin Kishnapolë ka ndaluar veturën Mercedes me targa vendore dhe ka arrestuar të dyshimtin SH.I. viti i lindjës 2000, ku gjatë kontrollimit ka gjetur:
- Pistoletë e modelit “Vzor”, prodhim Qekosllovak,
- 28 cope fishekë te kalibrit 7.65
- Një karikator
- Një këllëf te armës
Në të dy rastet për personat e dyshuar me vendim të Prokurorit të Shtetit iniciohen rastet në procedurë të rregullt dhe i dedikohen Prokurorisë Themelore-Departamenti Krimeve të Rënda Gjilan, njofton Zyra për informim dhe marrëdhënie me publikun – DRP, Gjilan. /2LONLINE/