DYLON

Në KDS u mbajt ceremonia e betimit të 257 ushtarëve të rinj të FSK-së

Në KDS u mbajt ceremonia e betimit të 257 ushtarëve të rinj të FSK-së
Avatar photo Redaksia

Ceremonia e betimit të 257 ushtarëve të rinj FSK-së u mbajt sot në kazermën e Komandës, Doktrinës dhe Stërvitjes së FSK-së në Ferizaj. Në këtë ceremoni betimi morën pjesë: Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa  Osmani- Sadriu, Zv. Kryeministri, Besnik Bislimi, Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, Zv. ministri i Mbrojtjes, Shemsi Syla, Zv. Komandant i FSK-së, Gjeneral major, Enver Cikaqi, Komandant i KDS-së, Gjeneral brigade, Irfete Spahiu, drejtori i NALT, Gjeneral Joachim Hoppe, si dhe zyrtarë të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes, gjeneralë dhe oficerë të lartë FSK-së, drejtues komunalë, familjarë etj.

Në fjalën e saj drejtuar rekrutëve të rinj, Presidentja Osmani- Sadriu, theksoi se ndjehet krenare që ushtria e vendit po i shton radhët e saj me vajza dhe djem të rinj, të cilët atdhedashurinë po e transformojnë në profesionalizëm. Më tej, Presidentja e vendit theksoi se detyra e rekrutëve të rinj do të jetë me peshë të madhe dhe fisnike, ajo e mbrojtjes së atdheut.

EkoHigjiena

“Shpresa jonë është e varur tek ju. Synimi ynë është paqja dhe nuk duhet të lejojmë të na cenohet nga askush”, tha Presidentja Osmani-Sadriu duke shtuar se objektivi ynë është BE-ja, NATO-ja dhe organizatat tjera ndërkombëtare, të cilat e forcojnë edhe më tej subjektivitetin ndërkombëtar të shtetit tonë, krahas forcimit të komponentës së mbrojtjes dhe sigurisë.

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, në fjalën e tij në këtë ceremoni, tha se Ushtria e Republikës së Kosovës po dëshmon çdo ditë që është e gatshme të marrë përgjegjësi të reja, për misione të cilat na presin në të ardhmen, së bashku me ushtritë e vendeve partnere të cilat na kanë përkrahur e ndihmuar vazhdimisht.    Më tej, Ministri Mehaj theksoi se: “Investimi në ushtri, blerjet e pajisjeve ushtarake dhe mirëqenia e ushtarëve tanë janë prioritetet tona, këto mundësojnë që të kemi forcë të përgatitur, pajisur e të trajnuar sipas standardeve të NATO-s”. Ndërsa, Komandanti i Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes, Gjeneral brigade, Irfete Spahiu, duke iu drejtuar ushtarëve, familjarëve dhe të pranishmëve, theksoi se 257 ushtarët e rinj kanë kaluar me sukses të plotë stërvitjen ushtarake bazë. Më pas, ajo i uroi atyre suksese në sfidat e radhës në ushtri, ndërkaq familjarët e tyre i falënderoi për përkrahjen e dhënë. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.