Në një ceremoni të veçantë, në fshatin Dunav të Gjilanit është inauguruar restaurimi i xhamisë dhe mejtepit të Mulla Idriz Gjilanit.
Në këtë ngjarje ka marrë pjesë kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, ministri Kulturës, Hajrulla Çeku, myftiu i Republikës, Naim Tërnava, kryetari i KBI-së në Gjilan, Naim Aliu, e mysafirë të shumtë.
Kryetari Hyseni tha se ky vend përfaqëson shumë më shumë se vetëm objektet fetare.
“Përfaqëson edhe histori, kulturë, shkollim e arsim. Këto janë vlera që duhet të përqafohen nga të gjithë ne, veçanërisht për brezin e ri restaurimi i këtyre objekteve është me rëndësi të veçantë. Uroj e shpresoj që këto dy objekte që i kemi sot të jenë gjatë me ne dhe të vizitohen sa më shumë sidomos prej nxënësve tanë”, tha ai. /2LONLINE/