DYLON

Kryetari Haliti priti në takim nënkolonelin e KFOR-it nga komanda e lindjes, Sean Brady

Kryetari Haliti priti në takim nënkolonelin e KFOR-it nga komanda e lindjes, Sean Brady
Avatar photo Redaksia

Kryetari i komunës Sokol Haliti, ka pritur sot në një takim zv. komandantin e komandës se Lindjes, nënkolonel Sean Brady.

Në këtë takim, ishin të pranishëm edhe anëtarët e komitetit për komunitete të Kuvendit Komunal dhe zyrtar te zyrës për komunitete të komunës së Vitisë.

EkoHigjiena

Me këtë rast, kryetari Haliti, e njoftoi nënkolonelin Brady për zhvillimet e gjithmbarshme në këtë komunë, ndërkohë që potencoi edhe bashke jetesën ne mes te komuniteteve që jetojnë në komunën e Vitisë.

Gjithashtu, i pari i komunës, falënderoi nënkolonelin e KFOR-it për vizitën si dhe për përkushtimin e KFOR-it në veçanti, për gatishmërinë dhe mbështetjen, por edhe bashkëpunimin me Institucionet komunale.

Nënkoloneli Brady, u shpreh i kënaqur me të arriturat e deritanishme dhe theksoi se komuna e Vitisë vazhdon të jetë shembull i bashkëpunimit të mirë në mes komuniteteve dhe bashkësive fetare.

Edhe anëtarët e komitetit për komunitete, por edhe nga zyra për komunitete, shprehën falënderim ndaj Institucioneve komunale, konkretisht falënderuan kryetarin Haliti për mbështetjen e vazhdueshme, por edhe bashkëpunimin tejet të shkëlqyer me komunitetet jo shumicë që jetojnë në këtë komunë. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.