Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, me rastin e 15 majit, Ditës Botërore të Familjes, ka uruar: “Në këtë ditë simbolike për familjen, ju uroj të gjithëve që ta gjeni harmoninë dhe lumturinë në mesin tuaj”.
Dita e Familjes, 15 Maji, e ka ndërkombëtarizuar rëndësinë e familjes, si themel i çdo shoqërie, duke i promovuar vlerat e saj dhe barazinë gjinore. Edhe bota e sotme ka probleme shoqërore, ekonomike dhe demografike, që prekin familjet në shumë mënyra. Duke rritur ndërgjegjësimin për përgjegjësitë individuale dhe kolektive që kemi, për gjithçka që na rrethon, ne mund ta bëjmë vendin tonë një mjedis më të mirë për të jetuar. Në këtë ditë simbolike për familjen, ju uroj të gjithëve që ta gjeni harmoninë dhe lumturinë në mesin tuaj. HTH