DYLON

Presidenti Thaçi i dërgon telegram ngushëllimi presidentit Meta

Presidenti Thaçi i dërgon telegram ngushëllimi presidentit Meta
Avatar photo Redaksia

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, i ka dërguar një telegram ngushëllimi Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, për viktimat e tërmetit në Shqipëri.

Në këtë telegram ngushëllimi, presidenti Thaçi ka thënë se populli i Kosovës bashkëndjen me vëllezërit dhe motrat matanë kufirit.

“Në emër të qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe në emrin tim, juve, vëllezërve dhe motrave shqiptare, si dhe familjarëve të viktimave të këtij tërmeti, ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta dhe shpreh gatishmërinë më të lartë për mbështetje dhe solidaritet\”, ka thënë presidenti Thaçi.

EkoHigjiena

Po ashtu, presidenti Thaçi e ka njoftuar presidentin Meta edhe për dërgimin e njësiteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës në përkrahje të popullsisë së zonave të dëmtuara nga tërmeti.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.