Në Ditën Botërore të Bletës, Drejtori për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, Shpend Morina ka vizituar fermerin/kultivuesin e bletëve, Idriz Bunjaku.
“Krahasuar me vitet paraprake, ndikuar edhe nga klima e mirë pranverore, ky vit duhet të jetë edhe më i frytshëm në prodhimin e mjaltës dhe produkteve të tjera nga bletët”-ka thënë Drejtori Morina.
Ai gjithashtu ka shtuar se si nivel lokal, por edhe nga niveli qendror, do të vazhdohet përkrahja e bletarëve tanë qe me pasion kujdesen për shoqërinë e tyre bletare. /2LONLINE/