DYLON

U konfiskohen përkohësisht patentë shoferët dy vozitësve për mos respektim të kufizimit të shpejtësisë

U konfiskohen përkohësisht patentë shoferët dy vozitësve për mos respektim të kufizimit të shpejtësisë
Avatar photo Redaksia

Njësite policore të trafiku rajonal nga Drejtoria rajonale e Policisë në Gjilan gjatë kontrollit të shpejtësisë me radarë, në dy raste të ndara kanë hasur dy kundërvajtës, në zonën ku kufizimi i shpejtësisë së lejuar është dyzet (40) km/h duke vozitur me shpejtësinë nëntëdhjetë e gjashtë (96) km/h , në Rrugën Gjilan – Kamenicë , dhe në rastin tjetër në rrugën Gjilan – Ferizaj, ku kufizimi ishte pesëdhjetë (50) km/h duke vozitur me shpejtësinë nëntëdhjetë e gjashtë (96) km/h

Njërit i është shqiptuar gjoba kundërvajtëse në vlerë prej treqind (300) euro, tri (3) pikë negative dhe masën e përkohshme të ndalim vozitjes në afat prej tre (3) muaj, dhe tjetrit dyqindë (200)Euro, tri (3) pikë negative dhe masë mbrojtëse tre (3) muaj.

EkoHigjiena

Drejtoria rajonale e Policisë në Gjilan, apelon vozitësit që të i respektojnë normat dhe ligjet e trafikut rrugor, po ashtu inkurajon mediat dhe qytetarët që për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion të njoftojnë Stacionin më të afërm të Policisë, apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë’’, E-mail: [email protected] dhe numrat kundestarë:192; 0385045047001.

Të dhënat e juaja do të ruhen ne konfidencialitet të plotë, njofton Policia e Kosovës.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.