Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, përmes një postimi në profilin e tij në facebook, ka shkruar se Enver Zymberi ra heroikisht në krye të detyrës, duke mbrojtur kushtetutshmërinë dhe sovranitetin e shtetit.
“Njësitë speciale të Policisë së Kosovës morën nën kontroll pikat kufitare 1 dhe 31 dhe kjo ishte edhe Dita e Bashkimit të Kosovës”, ka shkruar Thaçi.
Ja postimi i plotë i presidentit Thaçi
Në çdo 25 korrik e kujtojmë me krenari heroin e pavarësisë, Enver Zymberin.
Ai ra heroikisht në krye të detyrës, duke mbrojtur kushtetutshmërinë dhe sovranitetin e shtetit tonë.
Njësitë speciale të Policisë së Kosovës morën nën kontroll pikat kufitare 1 dhe 31 dhe kjo ishte edhe Dita e Bashkimit të Kosovës.
Enveri do të kujtohet gjithmonë për guximin e dëshmuar në mbrojtjen e Republikës së Kosovës. HTH