DYLON

Presidentja Osmani ka përkujtuar heroin Enver Zymberi në 11- vjetorin e rënies

Presidentja Osmani ka përkujtuar heroin Enver Zymberi në 11- vjetorin e rënies
Avatar photo Redaksia

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu ka përkujtuar heroin Enver Zymberi në 11- vjetorin e rënies. Presidentja Osmani ka thënë se ai është heroi i Kosovës së sotme, i cili u vra në krye të detyrës nga strukturat kriminale serbe në mbrojtje të shtetit ligjor.

Në vijim gjeni të plotë postimin e Presidentes Osmani: 

EkoHigjiena

Në 11- vjetorin e rënies, e kujtojmë sot heroin Enver Zymberi, i cili ra në mbrojtje të integritetit territorial të Kosovës, për të cilën gjë i përkulemi sot e përjetësisht. Ai është heroi i Kosovës së sotme, i cili u vra në krye të detyrës nga strukturat kriminale serbe në mbrojtje të shtetit ligjor. 

Krahas tij, në Ditën e policëve të rënë në krye të detyrës, kujtojmë edhe 21- policët e rënë në detyrë, që prej themelimit të Policisë së Kosovës. Ata janë nderi, krenaria dhe përpjekja për një për ndërtimin e një mjedisi të sigurt për të gjithë. 

Policët tanë janë e tashmja dhe e ardhmja e sigurt për qytetarët dhe për shtetin e Kosovës! /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.