Është hedhur gurëthemeli i shkollës sillore “Hasan Prishtina” në fshatin Busavatë. Në këtë ceremoni morën pjesë përfaqësues nga: Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, Kryetari i Komunës së Kamenicës Begzad Sinani me struktura komunale banorë të fshatit Busavatë, si dhe mysafirë të tjerë.
Drejtori i kë saj shkolle Abedin Maliqi, në fjalën e rastit pos tjerash tha:“I falënderoj te gjithë ata që kanë kontribuar në realizimin e këtij projekti të rëndësishëm për banorët e këtij fshati siç janë: Destan Maliqi i cili ka dhuruar 35 ari pronë tokësore, Vildane Maliqi për realizimin e projektit të oborrit të shkollës, kryetarin e komunës,drejtorin e Drejtorisë së Arsimit, drejtorin e Administratës së Përgjithshme dhe Ministrin e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë Arsim Bajramin. Me ndërtimin e kësaj shkolle do të përmirësohen kushtet për nxënësit, arsimtarët dhe stafin tjetër”.
Ndërsa, kryetari Sinani në fjalën e tij ka thënë : “Jemi mbledhur sot për vënien e gurë themelit të objektit të Shkollës Fillore në Busavatë. Ne nuk do të ndalemi me kaq, por do të vazhdojmë që edhe shkollave të tjera të komunës tonë të u mundësojmë kushte të mira për punë. Që nga dita e parë kemi pasur këtë dinamikë si qeverie lokale, këtë trend të punës, të realizimit të projekteve të cilat po i realizojmë një nga një edhe deri në 20 shtator do ti realizojmë të gjitha projektet e planifikuara ”.
Po ashtu kryetari premtoj aneks kontratën për rrethojën e shkollës, rrugën, si dhe ujësjellësin e shkollës pasi që burimin e ujit e ka siguruar bashkëfshatari Enver Maliqi.
Vlera e këtij objekti i cili financohet nga Ministra e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë,është:241.645,69 euro.