Në Bruksel është mbajtur sesioni informues me bizneset e diasporës më temën: “Mjedisi i biznesit dhe klima e investimeve në Kosovë”.
Në këtë aktivitet Drejtori i Përgjithshëm i Doganës së Kosovës z. Agron Llugaliu ka theksuar se diaspora është katalizator i rëndësishëm edhe për eksportin e Kosovës dhe se prodhuesit në Kosovë përfitojnë nga bashkëpunimi me bizneset e diasporës për qasje më të fuqishme në tregjet evropiane.
Poashtu zt. Llugaliu njoftoj të pranishmit se Dogana ka bërë progres të theksuar në lehtësirat doganore, përfshirë rezultatin e matjes së kohës së zhdoganimit nga Banka Botërore, efikasitetin në të hyra përmes luftimit të ekonomisë jo formale, shkurtimin e shpenzimeve nga procesi i filluar i zhdoganimit në Durrës dhe progresin e reflektuar në raportin e fundit të progresit, përderisa ka siguruar të pranishmit se jemi fleksibil për t’u përshtatur me kërkesat e biznesit në procedurat dhe politikat operacionale.
Ky aktivitet është bashkërenduar mes Ambasadës së Republikës së Kosovës në Belgjikë dhe Agjencisë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë. /2LONLINE/