DYLON

Masurica: Monografia e botuar nuk është produkt i shkollës, organet e saja janë duke e përgatitur monografinë kuptimplotë

Masurica: Monografia e botuar nuk është produkt i shkollës, organet e saja janë duke e përgatitur monografinë kuptimplotë
Avatar photo Redaksia

Ditë më parë u promovua libri “SHML e Artit Pamor “Adem Kastrati” në Gjilan 2012-2022”, i autorit mr.sc. Avni Xh. Behluli. Në ndërkohë, Roland Masurica, drejtor i kësaj shkolle ka thënë se publiku ka nevojë për informacion qartësuese andaj, atij si i pari i shkollës, i duhet të jap sqarime se monografia në fjalë nuk është produkt i shkollës, por është publikimi individual.

Për më tepër, Masurica thotë se për Këshillin Drejtues të Shkollë, libri nuk përfaqëson qëndrimin e shkollës së Arteve Pamore “Adem Kastrati” në Gjilan dhe se shkolla dhe organet e saja janë duke përgatitur monografinë kuptimplotë të saj në bashkëpunim me organet dhe redaksinë botuese.

EkoHigjiena

Për në tepër, drejtori i shkollës thotë se në lidhje me këtë ka reaguar edhe publikisht Këshilli Drejtues i Shkollës së Arteve Pamore “Adem Kastrati” – Gjilan.

Masurica përcjellë reagimin e këtij këshilli si organi më i lartë vendimmarrës i shkollës së Arteve Pamore në të cilën thuhet se monografia është edhe projekt shkencor e bazuar në vullnet dhe bashkëpunim me organet dhe rrethin ku vepron.

“Për kundër shumë insistimeve nga menaxhmenti i shkollës në mbledhjet e mbajtura të aktivit profesional më datë: 27.04.2021 dhe 19.05.2021,  që autori t’i konsultoj këshillin drejtues të shkollës, aktivin profesional, këshillin e arsimtarëve dhe këshillin botues, ai, prapë ka refuzuar të bashkëpunoj duke u thirrur në atë se projekti është individual/personal”, thuhet në reagimin e Këshillit në fjalë.

Për këtë veprim, Masurica thotë se paraprakisht kanë qenë të njoftuar, Kryetari i Komunës, DKRS dhe DKA.

“Shkolla dhe organet e saja janë duke përgatitur monografinë kuptimplotë të saj në bashkëpunim me organet dhe redaksinë botuese. Shkolla dhe organet e saja, po shqyrtojnë këtë situatë me vëmendje dhe kujdes duke u mbështetur në kontekstin etik, profesional e institucional”, përcjellë reagimin e Këshillit në fjalë, drejtori i shkollës Roland Masurica. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.