Autoritetet policore kanë bërë me dije se në fshatin Bresalc të komunës së Gjilanit, ankuesi, përderisa ka qenë duke punuar në hapjen e një rruge ka hasur në disa mjete të dyshuara të pa shpërthyera.
Nga njësitë përkatëse të FSK-së dhe KFOR-it kanë bërë deminimin e gjithsejtë 42 copë granata dore.
GJETJE E MJETEVE TË DYSHUARA TË PA SHPËRTHYERA
Fsh. Bresalc, Gjilan, 11.11.2021 – 15:25. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se përderisa ka qenë duke punuar në hapjen e një rruge ka hasur në disa mjete të dyshuara të pa shpërthyera. Njësitë relevante policore kanë dal në vendin e ngjarjes. Nga njësitë përkatëse të FSK-së dhe KFOR-it kanë bërë deminimin e gjithsejtë 42 copë granata dore. /2LONLINE.com/