Policia e Kosovës është informuar se rreth orës 13:45 ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime në rrugën magjistrale Gjilan – Prishtinë saktë në fshatin Bresalc.
Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije nga hetimet e para mësohet se në aksident kanë qenë të përfshirë një autobusë dhe një veturë civile Golf II.
“Njësitet e trafikut kanë dal me urgjencë në vendin e ngjarjes, edhe ekipi i ndihmës së shpejtë po ashtu i janë përgjigjur rastit, por fatkeqësisht vetëm se kanë mundë për ta konfirmuar se vozitësi i veturës, rreth 30 vjeç, ka vdekur në vendngjarje, si pasoj e lëndimeve të pësuara në aksident, si dhe disa persona te tjerë janë te lënduar”, ka thënë zëdhënësi Hashani.
Në vendin e ngjarjes ishin të gjitha njësit relevante dhe janë duke i hetuar rrethanat e këtij aksidenti të rëndë.