Autoritetet policore kanë bërë me dije për një rast “vjedhje e rëndë”, që ka ndodhu në një xhami në Gjilan, ku ankuesi ka raportuar se janë vjedhur para nga arka e xhamisë.
Raporti i policisë:
VJEDHJE E RËNDË
Rr. Adem Jashari, Gjilan 23.02.2021 – 19:00-07:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se persona të panjohur kanë vjedhur rreth 40 (katër dhjetë) euro në arkën e xhamisë. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes. Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i shtetit. Rasti vazhdon të hetohet. /2LONLINE.com/