Me ceremoni ushtarake të organizuar nga Akademia e Forcave të Armatosura të Republikës së Turqisë kanë diplomuar 902 kadet, nga 11 shtete dhe 52 kadet ndërkombëtarë, me sukses të lartë në drejtimin Mbrojtje Ajrore ka përfunduar shkollimin kadeti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, i cili do t`i bashkohet kontigjentit të kadetëve të diplomuar nga shumë vende të botës që po japin kontributin e tyre në ngritjen dhe avancimin e FSK-së me përvojat nga shtete dhe akademi të fuqishme në mbarë botën.
Në këtë ceremoni kanë marre pjese udhëheqësit më të lartë shtetërorë Presidenti i Republikës së Turqisë, udhëheqës të Forcave të Armatosura Turke, Ministri i Mbrojtjes Nacionale si dhe, atashe ushtarak të vendeve të ndryshme, ministra, deputet, familjar.
Forca e Sigurisë së Kosovës vlerëson lartë bashkëpunimin me Republikën e Turqisë në kuadër të mbështetjes që po jep në ngritjen dhe avancimin e FSK-së në të gjitha fushat. /2LONLINE/