DYLON

Policia kufitare dhe Agjencia Pyjore në aksion për parandalimin e shkatërruesve të pyjeve

Policia kufitare dhe Agjencia Pyjore në aksion për parandalimin e shkatërruesve të pyjeve
Avatar photo Redaksia

Autoritetet e Agjencisë Pyjore të Kosovës, Njësia në Viti, së bashku me policinë kufitare, kanë ndërmarrë një aksion në fshatin Debellde të Vitisë, me që rast kanë ndalur dhe kanë konfiskuar 7 m dru, 3 automjete dhe një moto sharrë dore.

Drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Naim Pira, ka bërë me dije për aksionin e djeshëm dhe ka theksuar se do të vazhdojnë me inspektimin e terrenit dhe zonave, ku pyjet janë duke u shkatërruar.

EkoHigjiena

 “Jemi duke u angazhuar që dëmtuesit, konkretisht prerësit ilegal të pyjeve ti parandalojmë dhe ti sjellim para drejtësisë. Lusim qytetarët për një bashkëpunim me autoritetet e Drejtorisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, si dhe me policinë e Kosovës, në mënyrë që ti ruajmë këto pasuri që na i ka falë natyra”, ka thënë drejtori Pira.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.