Shteti më në fund, edhe pse me vonesë, sot ka treguar dorën vet kundër vullnetarëve nga Kosova që shkojnë për të luftuar në luftën e huaj në Siri.
Burime të Koha net. bëjnë me dije se në aeroportin e Prishtinës janë arrestuar dy persona që kishin pasur për qëllim të shkonin në Siri për të luftuar. Kundër tyre po zhvillohen hetimet paraprake.
Po, në Qeverinë e Kosovës është miratuar Projektligji për përcaktimin e veprës penale të bashkimit apo pjesëmarrjes në ushtrinë apo policinë e huaj, në formacione të jashtme paraushtarake apo parapolicore, në organizime grupore apo individuale, jashtë territorit të Kosovës. Nëse Ligji, si i tillë, kalon edhe në Kuvendin e Kosovës, secili shtetas i Kosovës që i bashkohet ndonjërës prej këtyre strukturave mund të dënohet deri me 15 vjet burgim.