Në 38- vjetorin e rënies, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka vizituar familjet e dëshmorëve Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha, në Gjilan.
Në familjet Mala dhe Berisha kryeministri Kurti ka rikujtuar veprimtarinë patriotike dhe heroizmin e dy dëshmorëve, të cilët u vranë duke luftuar në një shtetrrethim të hekurt nga forcat serbe të policisë, në lagjen “Kodra e Trimave” në Prishtinë, më 11 janar të vitit 1984.
Kryeministri Kurti tha se veprimtaria e Rexhep Malës dhe Nuhi Berishës frymëzon e inspiron secilin brez shqiptarësh, jo më pak se rënia e tyre heroike. “Liria kombëtare dhe drejtësia shoqërore u bënë bashkë te këta dy heronj të pavdekshëm, me jetën dhe vdekjen e tyre”, tha ai.
Lagja ku luftuan këta dy heronj mori emrin Kodra e Trimave. “E sakrifica e tyre u bë flakë e janarit që vazhdon të ndriçojë rrugën tonë”, tha kryeministri Kurti. /2LONLINE/