• INFO+
  • POLITIKË
  • NACIONALE
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • TJERA+
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N'RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
Gjilan Info+

Gjilan: Kryeministri Albin Kurti vizitoi regjimentin e parë të Forcave Tokësore të FSK-së

Redaksia 2LONLINE 11 Janar, 2022 3 min
 Gjilan: Kryeministri Albin Kurti vizitoi regjimentin e parë të Forcave Tokësore të FSK-së

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti vizitoi regjimentin e parë të Forcave Tokësore të Forcës së Sigurisë së Kosovës, në kazermën “NewBorn”, në Gjilan.

Në fjalimin para pjesëtarëve të regjimentit, kryeministri Kurti u shpreh i nderuar dhe krenar për vizitën dhe shtoi se nuk ka mënyrë më të mirë për të filluar vitin e ri.

Ai tha se këmbësoria, si degë më e vjetër e ushtrisë, dëshmon që teknologjia dhe pajisjet ushtarake, sado të sofistikuara dhe precize, nuk mund ta zëvendësojnë vrullin dhe fuqinë e luftarakut të zot.

Kjo, siç u tha ushtarëve kryeministri, e shton përgjegjësinë e udhëheqësve tuaj dhe secilit prej juve, që me moral të lartë dhe me përkushtim intensiv, si dhe me punë ekipore dhe stërvitje të rregullt, të veproni bashkë, shumë bashkë, aq bashkë, sa që sikur një.

Në vitin që lamë pas, FSK-ja tregoi profesionalizëm të lartë, përkushtim në shërbim të paqes e sigurisë, jo vetëm brenda kufijve të saj, por edhe jashtë, si dhe, jo vetëm për qytetarët e saj, por edhe të gjithë ata që kanë nevojë.

Një ndër sukseset më të larta të vitit 2021, ishte pjesëmarrja në “Defender Europe ‘21”, ku treguat gatishmërinë, profesionalizmin dhe ndërveprueshmërinë me ushtarakët e NATO-s dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Pjesëmarrja në ushtrimin ndërkombëtar dhe validimi i suksesshëm i kompanisë tuaj, është testament i arritjeve, të cilët na bëni çdo ditë krenarë të gjithë neve, tha kryeministri Kurti. Ai shprehu bindjen se sfida e radhës, “Defender Europe ‘23”, do t’i gjejë edhe më mirë, edhe më të përgatitur. /2LONLINE/

Etiketa:aktuale Forcave Tokësore FSK Gjilan Kryeministri Albin Kurti regjimentin e parë
Previous post
Next post
Lajmet e fundit
Gjilan

Fushata e korrje-shirjeve në Gjilan do të fillojë më 10 korrik

4 Korrik, 2022
Gjykatë/Prokurori

Kërkohet paraburgim ndaj të dyshuarve për sulmin ndaj policëve në Skenderaj

4 Korrik, 2022
Policia

Policia: Goditet grupi kriminal, arrestohen tetë të dyshuar për përfshirje në krim

4 Korrik, 2022
Gjilan

Arrestohen për “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”,

4 Korrik, 2022
Lajme të ngjashme

Fushata e korrje-shirjeve në Gjilan do të fillojë më 10 korrik

4 Korrik, 2022

Policia: Goditet grupi kriminal, arrestohen tetë të dyshuar për përfshirje në krim të organizuar

4 Korrik, 2022

Arrestohen për “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm’’ dhe “Posedim i narkotikëve’’

4 Korrik, 2022

Parashikimi i motit për pesë ditë

4 Korrik, 2022

Një orë pune në Kosovë duhet të jetë minimumi 5€

3 Korrik, 2022

Kryeministri Kurti: Historia e Familjes Jashari duhet të rrëfehet ashtu siç e meriton, me dinjitet dhe me krenari

2 Korrik, 2022

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
Shkruaj për 2LONLINE
Fillimi
Info+
Politikë
Nacionale
Policia
Op/Ed
Sport
Art/Kult
Shneta
Lugina
Gjykatë/Prokurori
N'rrjet
Rrotull
2LTV
Njoftime/Shpallje
Magazina
Promo

Ky portal mirëmbahet nga N.SH. 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com