(Fjala në debatin e organizuar nga KDI në bashkëpunim me Kuvendin e Kosovës në Gjilan me 16 dhjetor 2016, ku morën pjesë:Jeta Krasniqi KDI, Rexhep Kadriu nënkryetar i Komunës së Gjilanit, deputetët Zenun Pajaziti PDK, Valdete Bajrami NISMA, Murat Hoxha LDK, Ismajl Kurteshi VV. Nebojsha Simiq CKSD, Enver Këqiku QKBN dhe qytetarë të Gjilanit).
/2L ONLINE/ – Shumica e marrëveshjeve të arritura janë projekte të Beogradit që kanë për qëllim instalimin dhe legalizimin e strukturave të kontrolluara nga Serbia në vendimmarrje për çështje të brendshme të Kosovës. marrëveshje si:
1. Decentralizimi në baza etnike, në Anamoravë i ka prodhuar tri komuna të reja një etnike që financohen nga buxheti i Kosovës por kontrollohen tërësisht nga Serbia: Komunat e Parteshi, Ranilluku dhe Kllokoti, kurse komunës së Artanës ju dhanë mbi 9.000 hektar të Komunës së Gjilanit, Artana tani administron edhe paralarjen e qytetit të Gjilanit.
Gjilani, përmes këti procesi të ndarjes në baza etnike, i ka humbur 125 km/2.
Në vitin 2006 Qytetarët e Anamoravës e kundërshtuan këtë projekt të Serbisë. Të rinj nga të gjitha subjektet politike, qytetar pa parti, pjesëtar të shoqërisë civile grumbulluan mbi 30.000 nënshkrime, organizuan debate ku morën pjesë shefa të zyrave të huaja, kryetar të komunave, përfaqësues të partive politike dhe të shoqërisë civile. Kundër decentralizimit deklarua edhe Kuvendi i Komunës së Gjilanit, u organizuan demonstrata etj. Përkundër kundërshtimeve, pushtetar servil të Kosovës dhe Gjilanit e përkrahën pa rezervë këtë projekt të Serbisë që p e qon vendin drejt ndarjes.
Si pasoj e Decentralizimit etnik, u nënshkruar marrëveshja kundër kushtetuese e Asociacionit të Komunave Serbe e njohur si “Zajednica” nga Kryeministri i Kosovës me 25 gusht 2015, kur Kuvendi i Kosovës ishte në pushim vjetor. Marrëveshja u pengu fal reagimit të ashpër të qytetarëve të Kosovës dhe deputetëve të opozitës. Gjykata Kushtetuese konstatoj se marrëveshja e nënshkruar kishte shkelur Kushtetutën në 23 nene.
Marrëveshjet si ajo për lëvizje të lirë dhe ajo për njohjen e diplomave, nga të cilat do të mund të përfitonin edhe shqiptarët, sidomos ata të Luginës së Preshevës nuk po respektohen nga Serbia. Në anenë tjetër ministri i Arsimit në Qeverinë e Kosovës këto ditë ka marrë vendim me i njohur mbi 300 diploma të Universitetit Ilegal të pjesës veriore të Mitrovicës, kurse sa i përket lëvizjes së lirë në Kosovë lëviz kush të donë dhe si të donë pa asnjë pengesë, gjatë udhëtimit nëpër Serbi shumë qytetar të Kosovës po arrestohen veç se janë shqiptar, madje edhe ma keq javën e kaluar Kryeministri i vendit u pengu të lëviz lirshëm ne pjesën veriore të Kosovës, në atë pjesë ku para disa muajve u detyrua të kthehet mbrapa ministri i Financave z. Hoti.
Sa i përket marrëveshja për kodin telefonik kjo marrëveshje është imponuar nga Serbia, ajo është marrëveshje e dëmshme për Kosovën. Kurse marrëveshja për tekstet shkollore po implementohet vetëm nga Kosova, si që ndodh edhe me shumë marrëveshje të tjera. Tekstet shkollore nga Kosova nuk lejohen të shkojnë në duart e nxënësve shqiptar të Luginës së Preshevës, kurse tekstet shkollore të Beogradit hynë lirshëm në Kosovë edhe pas konstatimit, nga një komision shtetëror i Kosovës se ato tekste përbëjnë materiale kundër kushtetuese dhe shumë materiale që përhapin të pavërteta dhe fyerje.
Bisedimet me Serbinë, sidomos këto të fundit që kanë filluar ë vitin 2011 në Bruksel janë shumë të dëmshme për Kosovën si të tilla nuk është dashur të fillojnë pa e njohur Serbia pavarësinë e Kosovës, pa i tërhequr nga Kosova strukturat paralele, para se t’i kthente trupat e të pagjeturve, pa i paguar dëmet e luftës.
Në këto negociata pa parim të reciprocitetit negociohet vetëm për çështje të brendshme të Kosovës. Si rezultat i këtyre negociatave Serbia po legjitimohet si faktor vendimmarrës në Kosovë.
Deputetët dhe ministrat serb në Kosovë janë nën kontrollin e plot të Beogradit zyrtar. Kryetarët e Komunave serbe dhe këshilltarët Komunal të këtyre komunave, që ne i quajmë legjitim, kontrollohen vetëm nga Beogradi. Kjo është edhe arsyeja që ne nuk po arrijmë ta shndërrojmë FSK-në në Ushtri të Kosovës, që nuk po bëhemi pjesë e organizatave të rëndësishme ndërkombëtare si UNESKO etj.
Se cili është rezultati i këtyre bisedimeve më së mire mund ta ilustrojmë me epilogun e bisedimeve rreth urë së lumit Ibër në Mitrovicë. Pas pesë viteve të bisedimeve për heqjen e barrikadës mbi urën e lumit Ibër në Mitrovicë të quajtur “kopshti i paqes” kjo barrikadë në formë kopshti u zëvendësua me murin e posa ndërtuar për të cilin sipas të gjitha gjasave do të fillon një raund i ri i bisedimeve, në të cilat do të ndodhin shumë koncesione të reja.
Këto negociata duhet të ndërpriten menjëherë sepse vetëm se po i sjellin dëme të pariparueshme Kosovës. Duke e pa servilizmin dhe paaftësinë e përfaqësuesve tanë në Bruksel edhe BE është vu e tëra në anën e Beogradit.
Ndryshe nuk ka si të shpjegohet deklarata e përfaqësueses së BE-së në Kosovë, znj. Apostollova, në lidhje me murin, me që rast tha se … muri nuk është pjesë e projektit të BE-së, ajo mandej tha se për heqjen e murit BE nuk ka ndonjë zgjidhje, kjo çështje duhet të zgjidhet përmes bisedimeve në mes të Prishtinës dhe Beogradit, ja deri ku na kanë sjell këto bisedime, të filluara keq e që po vazhdojnë keq e më keq. Bisedimet e Brukselit në të vërtet nuk janë bisedime por nënshtrim i pandërprerë i përfaqësuesve të Kosovës karshi kërkesave hegjemoniste të Serbisë. Janë lojë me dinjitetin tonë, janë rrezik për vendin tonë. Kjo që ndodhi së fundi është edhe një arsye që këto bisedime të ndërpriten urgjentisht.