Kompania Elkos Group dhe ETC kanë dhuruar sot 10.000 kg miell, 800 litra qumësht dhe 800 lira lëngje për familjet në nevojë të komunës së Vitisë.
Bëhet me dije se këto ndihma ushqimore ju dedikohen 400 familjeve nevojë të komunës së Vitisë, ku secila familje do të pranoj nga një pako ushqimore që do të përmbajë nga një thes miell 25 kg, 2 litra qumësht dhe 2 litra lëngje.
Me këtë rast zv/kryetari i Komunës së Vitisë, Hasan Aliu falënderoj këtë kompani për donacionin e dhënë duke potencuar se ky donacion është shumë i rëndësishëm pasi që ju dedikohet familjeve në nevojë.
Zv/kryetari Aliu potencoi se nëse llogariten edhe ndihmat e fundit që janë dhënë nga donatorët e tjerë së bashku me atë që u dha sot nga Elkos Group dhe ETC, në Viti deri me tani do të ndihmohen 800 familje në nevojë nga të gjitha fshatrat e kësaj komune.
Ai bëri me dije se lista e përfituesve të këtyre ndihmave është hartuar në bashkëpunim me këshillat e fshatrave dhe potencoi se shpërndarja e tyre do të bëhet në bashkëpunim me Kryqin e Kuq dhe Shoqatën Bamirëse Humanitare “Nëna Terezë” nga Vitia.