Ndeshjet e para çerekfinale të Ligës së Kampionëve fillojnë sonte me dy duele intreresante ku Machester United pret si nikoqir kampionin aktual, Bayern Munichun, përderisa Barcelona do të luftojë kundër liderit të tanishëm të La Ligas, Atletico Madrid.
Sejcili prej këtyre katër gjigantësh të futbollit evropian të cilët do të kërkojnë kalimin në fazën tjetër të Ligës së Kampionëve.
Kampioni aktual i Evropës, Bayern Munich, do të jetë mysafirë i Manchester United i cili ka treguar formë totalisht jo stabile në Evropë por edhe në Premier Ligën Angleze, e Bayern Munich nuk ka ndonjë mungesë në “Old Trafford”, dhe vjen në këtë duel me lojtarë të pushueshëm për dallim nga United.
Nga ana tjetër, sonte do të kemi edhe një takim tjetër, një derbi spanjoll ku Barcelona e pret befasinë e këtij sezoni në La Liga, Atletico Madrid.
Atletico është e para në La Liga, por marrë parasysh formën e shkëlqyeshme të katër herë fituesit të “Topit të Artë” Leonel Messi, atëherë Barcelona prapë konsiderohet favorit – aq me pak kur blaugranët luajnë në fushën e tyre, në “Camp Nou”, ndërsa te madrilenët tani më është vërtetuar se nuk do të luajë golashënuesi më i mirë i tyre, Diego Costa.
Por, Atletico është e gatshme për luftë deri në fund. Andaj a do të arrijë që kjo skuadër të jetë skudra e parë që do të befasoj për mirë edhe në Evropë. Kjo mbetet të shihet sonte në mbrëmje kur ndeshjet fillojnë në orën 20:45 minuta.