Në fundjavë zhvillohen tri ndeshje çerekfinale të Kupës së Kosovës ne futboll, derisa një tjetër zhvillohet të mërkurën e ardhshme. Drenica – Gjilani, Prishtina – Vushtrria, Dukagjini-Ballkani dhe Liria-Feronikeli janë ndeshjet e kësaj faze të Kupës së Kosovës.
Temperaturat e ulta dhe bora që ka rënë dhe po vazhdon të bie në territorin e Kosovës mund te pengoje seriozisht këto ndeshje.
Përveç, stadiumit “Fadil Vokrri”, që e ka fushën me drenazhim, stadiumet tjera ku do të zhvillohen ndeshjet nuk kanë infrastrukturë të mirë. Tri ndeshje tjera do të luhen në Skenderaj, Klinë dhe në Prizren.
Nëse vazhdojnë reshjet e borës atëherë ndeshjet rrezikohen të luhen ose do të luhen në kushte ekstrem të dobëta.