Java e trembëdhjetë ni Superligën e Kosovës në futboll nuk ka kaluar pa befasi. SC Gjilani në cilësinë e nikoqirit zhvilloi ndeshjen ndaj FC Ferizaj, takim që u luajt në Mitrovicë.
Këtë përballje të rëndësishme, e dominoi Gjilani. Duke e triumfuar atë me rezultat bindës, 4:0.
Jo vetëm rezultati final, por kjo ndeshje u karakterizua nga lojë dinamike, raste dhe tensione në fushë.
U shqiptuan plot tetë kartona të verdhë, ndërsa futbollisti i Ferizajt, Dardan Jashari u ndëshku me të kuq.
Në minutën e 37′ pati një përplasje ndërmjet dy kapitenëve, Muhamed Useinit të Gjilanit dhe Dardan Çerkinit të Ferizajt.
Fiton Hajdari realizoi het-trik për gjilanasit, derisa Tomislav Busiç shënoi poashtu në triumfin e nëntë sezonal të ‘kuqebardhëve’.
Me këtë fitore, Gjilani gjendet në vendin e dytë me 27 pikë, dy më pak se lideri Ballkani me 29 sosh.