Nuhiu flet pas disfatës së Dritës nga Flamurtari

Nuhiu flet pas disfatës së Dritës nga Flamurtari

Drita e ka pësuar disfatën e dytë brenda tri javëve të fundit. Gjilanasit janë mposhtur nga Flamurtari me rezultat minimal 1-0, në kuadër të javës së 13-të në Superligë.

Kryetrajneri i ‘bardhekaltërve’, Ardian Nuhiu, foli pas kësaj ndeshje, teksa qau mungesën e futbollistit Izair Emini.

“Kemi humbur por them se kemi luajtur lojë të mirë sidomos në pjesën e parë kur qëlluam dy herë shtylla. Edhe pjesën e dytë e nisëm mirë krijuam raste por nuk shënuam ndërsa pësuam gol dhe kjo na ndëshkoi shumë. Ne duhet të mendojmë për ndeshjet e radhës. Shpresoj të kthehet edhe Izair Emini nga lëndimi që po na mungon shumë dhe të mendojmë për rezultate të mira”, ka thënë Ardian Nuhiu pas ndeshjes për “Super Sport Kosova”.

Tashmë Drita mbetet pesë pikë prapa liderit Ballkanit në tabelë.

KOMENTE