Në prag të ndeshjes së javës së 4-të Superligës së Kosovës në futboll, FC Drita ka mbajtur konferencën për media, ku trajneri Akis Vavalis dhe futbollisti Hajdin Salihu folën për ndeshjen ndaj FC Dukagjini.
Trajneri Akis Vavalis tha se nesër është një ndeshje e vështirë ndaj Dukagjnit.
“Siç e dinë të gjithë edhe ata ishin pjesëmarrës në Ligën e Konferencës dhe është një ekip me futbollist të njëjtë, gjithsesi ne luajmë në shtëpi dhe jemi favorit për këtë ndeshje. E vetmja gjë që më shqetëson është që për katër jave ne kemi zhvilluar vetëm dy ndeshje”, ka thënë trajneri Vavalis.
Ndërsa, futbollisti Hajdin Salihu gjithashtu tha që do të kenë përballë një kundërshtar të vështirë.
Gjithsesi ekipi jonë gjatë gjithë javës është përgatitur dhe ka analizuar disa ndeshje të Dukagjinit, dhe se nesër normalisht që do të luajmë për fitore”, ka thënë Salihu.
Përndryshe, në kuadër të javës së 4-të, FC Drita do të takohet me FC Dukagjin, ndeshje kjo që luhet të dielën ora 16:00, te stadiumi sintetik (te rrethi) në Gjilan. /2LONLINE/