Ka ndërruar jetë babai i kryeministrit të vendit Ramush Haradinajt, Hilmi Haradinaj.
Rastin e vdekjes së tij e ka konfirmuar vet kryeminsitri Haradinaj përmes një postimi në profilin e tij në “Facebook”.
Postimi i plotë i tij:
Të dashur miq,
Ju njoftoj se sonte, pas një sëmundjeje të rëndë, ka ndërruar jetë babai ynë, Hilmi Haradinaj.
Varrimi i të ndjerit bëhet të hënën, më 18 Qërshor ora 14, në Gllogjan.
Të ndjerit Dritë i pastē shpirti!
RH
Po ashtu Kryeministri Haradinaj, ka njoftuar miqtë dhe të afërmit se varrimi i babait të tij, të ndjerit Hilmi Haradinaj do të bëhet të hënën.
Ai do të përcillet në banesën e fundit në varrezat e fshatit Gllogjan në orën 14.00.
“Të dashur miq,
Ju njoftoj se sonte, pas një sëmundjeje të rëndë, ka ndërruar jetë babai ynë, Hilmi Haradinaj. Varrimi i të ndjerit bëhet të hënën, më 18 Qërshor ora 14, në Gllogjan. Të ndjerit Dritë i pastē shpirti!”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.