Selman Vokshi u lind në vitin 1937 në Durrës të Shqipërisë. Në vitin 1941 prindërit e Selmanit, Ismajli e Ajshja, bashkë me tre fëmijët e tyre kthehen sërish në vendlindje, në fshatin Vakaj të komunës së Kamenicës.
Selman Vokshi veprimtarinë arsimore e filloi në vitet e 50-ta fillimisht me klasë të ulëta, për të vazhduar më vonë si pedagog muzikor në Shkollën Normale të Gjilanit.
Prej viti 1973 ka qenë ndër themeluesit dhe kryeredaktor shumëvjeçar i Radio Gjilanit. Më 1979 ishte bashkëthemelues i Shkollës së ultë të Muzikës në Gjilan, ndërsa më 1985 Selman Vokshi humb të pamurit kështu që pensionohet para kohe.
Personaliteti i Selman Vokshit viteve të fundit është bërë i njohur edhe me punën e tij të palodhshme në fushën e letërsisë. Rreth 25 mijë vargje, Selman Vokshi i ka përfshirë në tre librat e tij, dy prej të cilëve tashmë janë botuar.
Me rastin e vdekjes së Selman Vokshit, është organizuar mbledhje komemorative në Teatrin e qytetit në Gjilan, ndërkaq varrimi i tij u bë në varrezat e qytetit./2lonline/