Komuna e Kamenicës falënderon restaurant ‘Prive’ me pronar Fitim Gagica, i cili gjatë kohës së pandemisë ka ofruar shujta ushqimore dhe pije dy herë në ditë për stafin mjekësor.
Kryetari i Komunës, Qëndron Kastrati, duke falënderuar pronarin Fitim Gaigca dhe stafin e tij ka thënë se në këtë kohë të vështirë, përkrahja ndaj njëri-tjetrit ka ndihmuar shumë për të tejkaluar këtë situatë.
“Falënderoj restaurant Prive dhe pronarin Fitim Gagica, për dhurimin e shujtave dhe pijeve për stafin mjekësor. Ajo që na duhet më së shumti në këtë kohë pandemie është solidariteti dhe bashkëpunimi me njëri tjetrin”, ka thënë ai.
Ndërsa u.d i drejtorit të QKMF-së, Besim Beqiraj, në shenjë falenderimi për gjestin në fjalë i ka ndarë mirënjohje pronarit Gagica. /2LONLINE.com/