Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka nderuar atdhetarin Zija Shemsiu.
“Bashkë me vëllezërit, bashkëfshatarët dhe të tjerë pjesëmarrës nderuam atdhetarin e shquar Zija Shemsiu”, tha kryetari Hyseni.
Kryetari i Gjilanit, tregoi se ai ishte arrestuar me 09 tetor 1983 bashkë me Sami Kurteshin në afërsi të Beogradit me ç’rast u kapet një sasi e konsiderueshme armatimi. Pastaj bastiset shtëpia e familjes Shemsiu dhe arrestohen familjarë e shokë të tjerë, mes tyre dhe Taip Zeka, vëllau i dëshmorit Kadri Zeka.
Më tej i pari i komunës shtoi se Zija Shemsiu ishte shquar si veprimtar politik i kohës, arrestimi dhe dënimi me burg të rëndë dëmtoi në masë të madhe edhe organizimin ushtarak të popullit shqiptar. Ai u vra në burgun e Beogradit me 5 maj 1985.
“Në gjykatë, kur ishte pyetur për armatimin e zënë, kishte deklaruar: “Më mirë të kam një armë të mirë se të bëhem kryetar shteti”, tha kryetari Hyseni. /2LONLINE/