DYLON

I dyshuari bllokon rrugën, sulmon me shishe xhami automjetet zyrtare të Policisë dhe KFOR-it

I dyshuari bllokon rrugën, sulmon me shishe xhami automjetet zyrtare të Policisë dhe KFOR-it
Avatar photo Redaksia

I dyshuari bllokon rrugën me automjet në një fshat të Leposaviqit, sulmon me shishe xhami automjetet zyrtare të Policisë së Kosovës dhe KFOR-it gjatë patrullimit të përbashkët.

Më datë 06.05.2024 rreth orës 04:05 në rrugën e fshatit Miokovicë gjatë patrullimit të përbashkët të Njësisë për Ndërhyrje të Shpejtë (NJNSH) të Policisë së Kosovës, së bashku me KFOR-in amerikan, një veturë pa targa e tipit Seat, ngjyre hiri, ka bllokuar rrugën dhe më pastaj ka hedhur shishe xhami në drejtim të veturave zyrtare.

EkoHigjiena

I dyshuari pastaj ka ikur në drejtim të disa shtëpive afër në fshat, njofton Policia e Kosovës.

Policia e Kosovës bashkë me KFOR-in kanë identifikuare shtëpinë dhe kanë kryer kontroll ku është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, i cili ka pranuar se ka bllokuar rrugën dhe ka hedhur shishen.

Gjatë realizimit të kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit është gjet një xhaketë e ushtrisë me emblemë serbe.

Vetura me të cilën është bllokuar rruga është sekuestruar, i dyshuari pas intervistimit nga njësia kompetente e hetimeve është liruar në procedurë të rregullt, përderisa hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.   /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.