(2LONLINE) – Në një takim të përbashkët që është mbajtur Në mes të Kryetari të Komunës së Vitisë, Soko Haliti, Drejtorit të bujqësisë, përgjegjësit e sektorit për mbrojtjen e pyjeve si dhe komandanti të stacionit policor në Viti është diskutuar për masat e parandalimit të prerjes ilegale të pyjeve.
Komuna e Vitisë me të gjitha sektorët e saj janë përkushtuar për mbrojtjen pyjeve në këtë komunë nga prerësit ilegal , vetëm gjatë muajt shkurt dhe mars kjo komunë ka mbyllur disa rrugë të cilat janë përdorur nga prerësit ilegale të pyjeve për transportimin e drunjëve.
Drejtori për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural Veton Ademi tha se gjatë muajve të shkuar janë mbyllur me eskavator rrugët të cilat janë shfrytëzuar për transportimin e drunjeve në lokalitet e ndryshme.
”Në bashkëpunim me Drejtorinë e Shërbimeve, Publike dhe Emergjencës gjatë muajit shkurt dhe mars kemi mbyllur disa rrugica të cilat janë shfrytëzuar nga prerësit ilegal të pyjeve, kemi mbyllur rrugicat në fshatrat Stanqiqë, Stubëll,Letincë, Shashare, Debelldeh, Mjak, Binqë, Kabash, Smirë dhe disa fshatra të tjera, ndërsa komuna ende po vazhdon me mbylljen e rrugicave të tjera më qëllim që të parandalohet dukuria e prerjes ilegale dhe transportimi i drunjtëve të cilat më pas kanë destinacion e shitjes” u shpreh Ademi.
Ai tha se këto masa janë marrë pas takimit të parë ku është vlerësuar gjendja në pylltari si dhe problemet me të cilat ata ballafaqohen por edhe lidhur me masat tjera që duhet të ndërmerren bashkërisht me policinë dhe gjykatën për parandalimin e kësaj dukurie.
Ai tha se si masë tjetër është caktuar tekniku dhe përgjegjësi i sektorit për të vizituar prezencën e rojtarëve të pyjeve në vendin e punës. Gjithashtu Drejtori Ademi theksoi se Komuna është e angazhuar që të mbrohen pyjet e kësaj komune duke i shikuar të gjitha mjetet ligjore për mbrojtjen e tyre.
“Jemi duke i shqyrtuar mundësitë ligjore për konfiskimin e mjeteve që shfrytëzohen për prerjen dhe transportin ilegale të drunjeve” theksoi Ademi.
Ai tha se gjithashtu është paraparë edhe vendosja e tabelave informuese lidhur me masat ndëshkuese në rast të prerjes ilegale të pyjeve. Në takimin përpos Kryetarit Sokol Haliti, dhe Drejtorit Veton Ademi kanë marrë pjesë edhe komandanti i stacionit policor Agim Lipovica si dhe përgjegjësi i sektorit të pylltarisë Selman Selmani./2lonline/