Nazmi Rapuca, drejtor komunal për bujqësi ka thënë se meqë masat e para nuk dhanë rezultatet e pritura, janë detyruar të zbatojnë edhe masën e konfiskimit të druve, dhe deri më tani janë konfiskuar rreth 75 m/3 dru si janë ngritur fletëparaqitje për vepër penale ndaj 7 personave.
“Gjatë kësaj faze, nuk janë konfiskuar mjetet e transportit, por nuk përjashtohet mundësia që të bëhet edhe kjo ditëve të ardhshme, sidomos për ata që i përsërisin gabimet”, ka thënë Rapuca.
Ai ka thënë se prerja ilegale e pyjeve nuk do të tolerohet më dhe se kushdo që merret me prerjen e drunjve, transportimin, përpunimin si dhe me tregtimin e tyre, duhet të pajisen me leje dhe dokumentacion përkatës, ndryshe do të përballen me konfiskim të druve, të mjeteve të punës dhe të atyre transportuese.
Ndryshe ai ka bërë të ditur edhe se në gjashtë mujorin e parë të këtij viti, derisa pyjet kanë qenë nën administrim të APK-së, janë shkaktuar dëme të konsiderueshme, ndërkohë që janë ngritur 634 fletëparaqitje, prej tyre 291 për kundërvajtje dhe 343 për vepra penale./2lonline/