Menaxheri i një kazinoje në Gjilan, me iniciale L. G., ka raportuar në polici se një personi me iniciale E. A., shqiptar nga Maqedonia kishte shkuar në kazinon e tij për të luajtur lojëra të fatit, dhe kur ka dashur ta bëjë pagesën, ka provuar ta bëjë me një bankënotë prej 100 eurosh.
Nënkolonel Shaban Azizi, zëvendësdrejtor Rajonal në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Gjilan ka pohuar se patrulla e policisë gjatë kontrollimit të personit të dyshuar, kishte gjetur edhe 4 x 100 euro, ku të gjitha këto bankënota dyshohet se janë të falsifikuara.
Autoritet policore kanë pohuar se në lidhje me rastin të jenë konsultuar me prokurorin kujdestar, i cili ka sugjeruar që rasti të iniciohet “Falsifikim i parasë “, ndërsa për personin e dyshuar që të ndalohet për 48 orë