DYLON

Viti: Kapet nga policia, pranon se ka kryer vjedhje edhe më herët

Avatar photo Redaksia

Pas një pune operative organizuar mirë nga njësia e hetimeve të stacionit policor, në Viti, dhe në bazë të dyshimeve të arsyeshme dhe disa provave materiale, më datën 14.12.2017, aty rreth orës 15:00 është arrestuar i dyshuari me iniciale B.S.

Nënkolonel Shaban Azizi, zëvendësdrejtor Rajonal në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Gjilan ka bërë me dije se gjatë intervistimit të tij, në prani të avokatit mbrojtës, ka pranuar se në periudhën deri më 14/12/2017 kishte kryer 4 vepra penale të vjedhjeve të rënda, bëjnë me dije autoritetet policore nga Rajoni i Gjilanit.

Ndërkaq, me urdhër të prokurorit të shtetit thuhet se i dyshuari ndalohet në mbajtje për 48 orë

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.