Në kuadër të manifestimeve për 10 vjetorin e themelimit të Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, Universitetit ka pasur të hapur konkursin për esenë dhe poezinë më të mirë, në të cilin kanë konkuruar studentë të studimeve baçelor dhe master të UKZ-së.
Për esenë dhe poezinë më të mirë studentët kanë qenë të lirë të përzgjedhin temën.
Për esetë kriter ka qenë që të mos jenë më të gjata se 1000 fjalë dhe të jenë të shkruara në gjuhën shqipe, të jenë original dhe të pa publikuar më parë.
Kështu në bazë të komisionit vlerësues, çmimi i parë për esenë më të mirë i është ndarë Fatlindë Latifit, Studente e Fakultetit të Edukimit, kurse çmimi i parë për poezinë më të mirë i është ndarë Jasmina Behluli, Studente e Fakultetit të Edukimit. /2LONLINE/