DYLON

Ndahen mjete shtesë financiare për sistemin e prokurimit elektronik

Ndahen mjete shtesë financiare për sistemin e prokurimit elektronik
Avatar photo Redaksia

Me kërkesë të Ministrit të Financave Avdullah Hoti, Qeveria e Kosovës ka ndarë sot mjete shtesë financiare për Komisionin Rregullativ të Prokurimit Publik.

Ministri Avdullah Hoti theksoi se “mjetet financiare të ndara për KRPP në shumën prej 131,155 euro, kanë për qëllim mbulimin e obligimeve kontraktuese nga kontrata me operatorin ekonomik, nga kjo shumë 61,155 mijë euro për shpenzime kapitale, si dhe 70 mijë euro për mirëmbajtjen e platformës elektronike, ku e cila kalon nga kontraktori në përgjegjësi të KRPP-së”.

Sipas, tij këto mjete janë ndarë për mirëmbajtjen e teknologjisë informative, e cila do të sigurojë funksionimin normal të platformës së e-prokurimit.

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.