DYLON

Presidenti Thaçi mori pjesë në Samitin e Kartës së Adriatikut ‘US-Adriatic Charter’ (A5)

Presidenti Thaçi mori pjesë në Samitin e Kartës së Adriatikut ‘US-Adriatic Charter’ (A5)
Avatar photo Redaksia

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, i cili po qëndron në Podgoricë, mori pjesë sot në Samitin e Kartës së Adriatikut ‘US-Adriatic Charter’ (A5), i cili kësaj radhe bashkë-organizohet nga Mali i Zi dhe Republika e Maqedonisë.

Me këtë rast, presidenti Thaçi tha se Samiti i Kartës së Adriatikut, ‘US-Adriatic Charter’ (A5), këtë vit është shumë i veçantë.

“Pjesëmarrja e zëvendëspresidentit amerikan, Michael Pence, vetëm pak muaj pas anëtarësimit të Malit të Zi në NATO, është dëshmia më e mirë se anëtarësimi i Kosovës dhe shteteve tjera aspiruese në NATO, do të jetësohet”, tha ai.

EkoHigjiena

Para fillimit të këtij samiti, Presidenti Thaçi, zhvilloi takim bilateral me kryeministrin e Malit të Zi, Dushko Markoviq, me të cilin u pajtuan për thellimin e bashkëpunimit politik, ekonomik, tregtar, kulturor dhe arsimor.

Me këtë rast, presidenti Thaçi tha se anëtarësimi i Malit të Zi në NATO, ka krijuar një momentum të ri në përshpejtimin e procesit të anëtarësimit edhe të shteteve të mbetura të Ballkanit në NATO.

Po ashtu, gjatë ditës së sotme në kuadër të Samitit të Kartës së Adriatikut ‘US-Adriatic Charter’ (A5), presidenti Thaçi, do të zhvillojë një takim bilateral me zëvendespresidentin e SHBA-së, Michael Pence.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.