Në kuadër të manifestimit “Lulëkuqet e Prillit”, është mbajtur “Mbrëmja e Rapsodëve”, e cila është organizuar nga Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, në Kamenicë.
Pika të shumta që janë paraqitur në këtë aktivitet janë përcjellur nga juria profesionale, e përbërë nga përfaqësuesi i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit si dhe njëherit edhe etnomuzikologu Sami Piraj dhe nga dy rapsodët dhe këngëtarët e njohur Jeton Fetiu dhe Nazmije Demolli- Kastrati.
-Fituesit në Mbrëmjen e Rapsodëve, në kuadër të manifestimit “Lulëkuqet e Prillit” janë:
Vendi i parë- Naim Hajdari nga Zvicrra, qifteli Afrim Leka, me këngën “Kur ta ktheva Kosovë shpinën” ;
Vendi i dytë- Selajdin Berisha dhe Halim Gërbaci, “Këngë për Rifat Berishën”.
Gjithashtu me vendin e dytë u shpërblyen Sabit dhe Shpend Shabani me këngën “ Zo ku tkam oj qofteli”, Kamenicë;
Vendi i tretë- Grupi rapsodik “Tingujt e vendlindjes” nga Kaçaniku- Stagova “Këngë për Jakup Ferrin”.
-Ndërsa me mirënjohje u shpërblyen:
Veterani i mbrëmjes- Hetem Matoshi me këngë për “Idriz Seferi”;
Debytanti i mbrëmjes- Leonit dhe Tefik Fetiu me këngë “Ti na erdhe Pavarësi”, nga Kamenica;
Dueti më i mirë- Gani Demolli dhe Ajet Grajqevci me këngë “Çojka mbreti veziranë”, nga Prishtina;
Veshja më autentike Rexhep Abazi, grupi folklorik nga Medvexha;
Teksti më i mirë- Ismet dhe Gentrit Berisha, nga Svirca.